Manastirliu: 600 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar, jemi në pritje të dozave nga Pfizer

schedule12:36 - 28 Janar, 2021

schedule 12:36 - 28 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të enjte në foltoren e Kuvendit ka bërë një bilanc në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë.

Manastirliu ka theksuar se vijon puna me intensitet të lartë për të mbyllur me sukses fushatën e vaksinimit për Covid.

“Lufta me Covi  është ende larg dhe pse vaksina është drita në fund të tunelit, ne jemi të vendosur për sigurimin sa më shpejt të sigurimit të vaksinës dhe stafe tona shëndetësore është në krye të fushatës.Marrëveshja me Pfizer është e mbyllur për 500 mijë doza dhe jemi në pritje të dërgesës së dozave të para sipas marrëveshjes ndërkohë që Covax është zotuar që do të sjellë dozat e Pfizer brenda muajit shkurt. Vaksina sot është malli më i kërkuar në botë, qeveria ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë e parë të miratuar për vaksinën.

Tashmë kemi paguar 2.9 mln dollarë dhe kemi marrëveshje dhe me Covax dhe vijojnë bisedimet bilaterale dhe me vendet e tjera Evropiane për të siguruar dozat e duhura. Është e rëndësishme që të zbatojmë masat në fuqi, të mos ulim vigjilencën pasi sot më shumë se kurrë është e nevojshme që përpjekje tona të mos ndalen dhe me punë kemi arritur të jemi njëlloj si vendet e tjera, kemi rritur pikat e testimit të shpejtë. Ja kemi dalë që të sigurojmë të gjithë medikamentet  e nevojshme. Kemi shtuar flotën e monitorëve dhe ambulancave për të trajtuar çdo rast urgjente. Kemi vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë me dozën e parë dhe për të siguruar dhe dozën e dytë. Gjithashtu kemi gati dhe vaksinimin e grupeve parësore menjëherë sapo të mbërrijnë dozat e para të Pfizer në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!