Manastiri budist nën hetim/ Gjenden 41 kufoma në Tajlandë

schedule09:50 - 25 Nëntor, 2024

schedule 09:50 - 25 Nëntor, 2024

Një manastir budist në Tajlandën qendrore është nën hetim pas zbulimit të 41 trupave që besohet se janë përdorur për një praktikë të veçantë meditimi, tha policia.

Trupat u zbuluan të shtunën në manastirin Pa Nahon Chaibovorn në pjesën qendrore të vendit, tha policia, duke shtuar se me secilin trup u gjetën dokumente, një certifikatë vdekjeje dhe një certifikatë dhurimi të trupit.

Policia duhet të kontrollojë me familjet e të ndjerëve nëse ata kanë dhuruar vullnetarisht kufomat.

“Ne duam të sigurohemi që asnjë trup të mos jetë vjedhur”, tha policia.

Kërkimi filloi disa ditë pasi policia zbuloi 12 trupa në një manastir në një provincë fqinje të mërkurën, njoftuan mediat lokale.

Kreu i manastirit në provincën Fitchit ku u gjetën 41 kufomat, Ajarn Saiphon Fandito, tha se përdorimi i kufomave ishte pjesë e një “teknike meditimi” që ai kishte zhvilluar.

“Shumë nga ata që vijnë për të mësuar janë besimtarë dhe të gjithë këta murgj e përcjellin atë njohuri. Nuk e di se sa prej tyre kanë adoptuar teknikën time”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!