Rey Manaj do të jetë lojtar i Barcelonës për katër vitet e ardhshme. Sulmuesi shqiptar aktivizohet me skuadrën e Albacete në La Liga 2, ku ka luajtur 9 sfida, katër si titullar dhe ka shënuar 2 gola.
Sulmuesi kuqezi nuk është zyrtarizuar ende te klubi katalanas, por agjenti i tij, Jimmy Fontana, ka komentuar në një postim të Rey Manaj, duke përdorur disa emoji që simbolizojnë ngjyrat e Barcelonës.
22 vjeçari shqiptar do të aktivizohet fillimisht me Barcelonën B dhe në rast të paraqitjeve të mira, do të ketë mundësinë të aktivizohet dhe për ekipin A të Blaugranasve, që do të ishte padiskutim një hap shumë i madh në karrierë./abcnews.al