Në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve u bë e qartë se Man City kishte nevojë për një pikë referimi. Guardiola gjatë verës që lam pas kërkoi nënshkrimin me Harry Kane, por përfundimisht marrëveshja me Tottenham nuk u realizua.
Tani trajneri katalanas nuk përjashton transferimin e një peshe të rëndë në markaton e dimrit.
Sipas Todofichajes, Dusam Vlahovic është futur në listën e “citizens” dhe ata do të tentojnë nënshkrimin me të që në merkaton e ardhshme.
Serbi ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, por në fund vendosi të qëndrojë në Firence. Negociatat për rinovimin e tij me Fiorentinën janë bllokuar dhe me kalimin e ditëve zërat shtohen për largimin e tij.
Qëllimi i Fiorentinës është të vazhdojë kontratën me lojtarin, por nëse arrin një ofertë e mirë ata mund ta rimendojnë situatën. Kujtojmë që italianët kohë më parë kërkuan rreth 80 milion euro për kartonin e sulmuesit, një shifër që do të shërbejë si referencë për Man City nëse ata do të vendosin t’i afrohen nënshkrimit. /abcnews.al