Mamografët e lëvizshëm, Manastirliu: Dyfishuam shërbimin afër vendbanimit

schedule13:07 - 20 Tetor, 2018

schedule 13:07 - 20 Tetor, 2018

Aparaturat që diagnostikojnë kancerin e gjirit do të levizin në çdo qytet ku ka nevojë, sipas një kalendari të përcaktuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, e bëri të ditur nga Fieri. Mansatirliu deklaroi se këtë vit falë, ndërgjegjësimit të grave dhe rritjes së aksesit në shërbim, u kryen 10 mijë mamografi falas.

Herë nga neglizhenca e shpesh nga pamundësia, shqiptarët përgjithësisht vijojnë ti drejtohen mjekut vetëm kur kanë probleme shëndetësore. Për t’ju ardhur në ndihmë grave në zonat e thella të vendit me qëllim diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, përgjatë tetorit mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pranë vendbanimit. Aparatuara është ndalur në Fier, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tregoi se mamografi do të lëvizë në çdo qytet ku ka nevojëë, sipas një kalendari të përcaktuar.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale: “Janë 20 deri në 30 gra që kryejnë çdo ditë mamografinë e lëvisshme. Ndërkohë që janë dy njesi mamografish të lëvizshme që janë të shpërndarë sipas një kalendari specifik në Shqipëri. Janë 5 mamografi të cilat janë të instaluara të cilat janë të instaluara në spitalet rajonale të Durrësit, Kukësit, Dibrës, Gjiroksatrës dhe Vlorës, në mënyrë që të gjitha gratë të kenë mundësiqë të bëjnë diagnostikimin e hershëm.”

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1400 mamografi më shumë se në vitin 2017, ndërkohë janë zbuluar 513 raste të reja me kancer gjiri. Në të gjithë vendin, sipas Institutit të Shëndetit Publik, rezultojnë me këtë sëmundje rreth 5 mijë pacientë. Qarku i Fierit ze vendin e parë për numrin e grave të prekura, ndiqet nga Vlora dhe Tirana ndërsa numrin më të ulët e ze qarku i Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!