“Mamin e humba në një moshë shumë të re”, preket pianistja shqiptare: Babai sakrifikoi jetën për të na rritur

schedule10:10 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:10 - 12 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj, në emisionin “Pas Mesnate”, pianistja Ardita Bufaj ka ndarë dhe momentin më të vështirë të jetës dhe bëhet fjalë pikërisht për vdekjen e babait. Ajo ka treguar se babai i ka rritur me shumë sakrifica pasi nëna i la në moshë të re.

Sakaq, është ndalur dhe te koncerti që ka organizuar në qytetin e lindjes dedikuar krijimtarive muzikore të kompozitorëve vlonjatë, ku ish-kryetari i Bashkisë Dritan Leli i dha titullin e mirënjohjes.

“Kam përjetuar momentin më të vështirë të jetës, kam humbur babain dhe humbja e babai më bëri që të reflektojë shumë për gjithçka në jetë. Të kuptoj se sa e shenjtë është marrëdhënia prindërore, marrëdhënia atërore. Kam mësuar shumë nga babai im, megjithëse jeta e vendosi në një sfidë shumë të madhe në një moshë shumë të re, sepse unë kur kam qene e vogël, kam humbur mamin dhe babai i kaloi kufijtë e sakrificës, duke sakrifikuar jetën e vetë për t’i dhuruar fëmijëve atë dashuri të pakushtëzuar që ne na mungonte nga dashuria mënore. Është vërtetë një moment shumë i vështirë, madje në momentin që është larguar, unë kam dashur të bëj një periudhë pauze, por në një moment më është kujtuar shprehja e tij që më thoshte: ‘Nuk duhesh kurrë të dorëzohesh përballë çdo vështirësie, sepse vetëm aty e kupton sesa e fortë je’. Mendoj që me arritjet dhe sukseset e mia e kam bërë të ndihet shumë krenarë.

Madje këtë vit në qytetin e Vlorës unë arrita të organizoja një koncert dedikuar krijimtarive muzikore dedikuar kompozitorëve vlonjat dhe aty në fakt ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, zoti Dritan Leli më bën një surprizë duke më akorduar mirënjohjen e qytetin të Vlorës. Në fakt lotët e mi të gëzimit janë përkthyer në mirënjohjen më të thellë të nënës dhe babait që ishte prezent. Mendoj që ishte një nga momentet më emocionuese për të”, rrëfeu pianistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!