“Mami je e ligë” , reagon avokati i 33-vjeçares: Janë fjalët e një fëmijë kur nuk i plotësohen “tekat”

schedule14:45 - 28 Maj, 2022

schedule 14:45 - 28 Maj, 2022

Avokati i 33-vjeçares Roula Pispirgou e cila dyshohet se ka gisht në vrasjen e të bijës 9-vjeçare Georgina ka reaguar në lidhje me letrën e publikuar në media, në të cilën Georgina shkruan se e ëma e saj është e keqe.

Avokati i grekes  thotë se e vogla i ka shkruar fjalët në momentet kur e ëma nuk i ka plotësuar disa dëshirat.

Sipas tij fëmijës i ka ngelur hatri për gjëra të vogla, prandaj ka shkruar se e ëma është e ligë. Ai thotë se fëmija nuk është lënduar në asnjë moment nga e ëma.

Lexo edhe: E ëma e dyshuara kryesore, zbulohen shënimet e Georginës së vogël: Mami, je e ligë

33-vjeçarja nga Patra akuzohet se ka gisht në vdekjen misterioze të tre fëmijëve të saj, Georginës, Malenës dhe Irisit.

Fotoja nga shënimi i Georginës u publikua në edicionin kryesor të lajmeve në Star Channel.

Blloku i vogëlushes është gjetur pasi avokati i familjes Daskalaki u fut në banesë dhe shikoi nga afër sendet e tre vajzave që tashmë nuk jetojnë më. Kujtojmë se dyshohet që 9-vjeçarja Georgina të ketë ndërruar jetë si pasojë e një doze vdekjeprurëse ketamine. E dyshuara kryesore për administrimin e ketaminës është nëna e saj, Roula Pispirigou. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!