“Mami a do të vdesësh?”, aktorja shqiptare rrëfen betejën e vështirë me tumorin

schedule09:23 - 10 Tetor, 2020

schedule 09:23 - 10 Tetor, 2020

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi ka treguar momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.

Në vitin 2012 ajo u shpreh se ka kaluar një ngjarje shumë të rëndë, ku i është dashur të operohej menjëherë pasi u ekzaminua me tumor në kokë.

Sakaq, Adriana ka rrëfyer për moderatoren Rudina Magjistari përjetimet e saj trishtuese dhe plot frikë.

Ajo ka treguar gjithashtu se nepër gjumë vajza e kishte pyetur nëse do të vdiste.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo”, tha aktorja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!