Ditën e djeshme një 54-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Cërrikut dhe ka bërë kallëzimin se ka humbur kontaktet me djalin e saj 25-vjeçar.
I riu prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë, Polici vijon punën për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja, 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin, 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit 25-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al