“Mamaja ime rrobaqepëse më çoi të konkuroja”, violinisti tregon fillimet: Profesoresha italiane më spikati që fëmijë

schedule09:54 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:54 - 24 Nëntor, 2023

Gjithmonë fillimet janë të rëndësishme në karrierën e një individi, pasi ato lënë gjithmonë gjurmë. Edhe violinisti i njohur, Roland Xhoxhi, nuk nguroi t’i ndante ato në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ai zbuloi se si dëshira e prindërve për t’u marrë me muzikë e bëri sot një violinist të madh. Xhoxhi zbuloi se konkuroi kur ishte fëmijë në Liceun Artistik dhe nga ai moment përkushtimi i profesorëve bëri që të mos ndahej kurrë nga muzika.

“Violina te unë ka ardhur në një formë familjari. Xhaxhai i madh që kishte emigruar në Amerikë, i binte violinës, por dhe disa kushërinj të tjerë i binin instrumenteve dhe në shtëpinë tonë ishte ato fotografitë, ku xhaxhai i binte violinës, mandolinën, kitarës, etj. Edhe dëshira e prindërve të mi ishte që këtë djalin e tretë, që ka pak vesh muzike, ta provojmë një herë te Liceu Artistik, që ka talent apo nuk ka talent. Kështu u nisëm në Tiranë, u bë konkursi, ka qene një zonjë e vërtetë, ishte italiane ajo, Zonja Karmen nga Trieste. Ishte profesoreshë e pianos dhe ajo më mori në provë. Mbasi bëmë provën e këndimit, të ritmit dhe të gjetjes së notave, unë ato i bëra shumë mirë. Mamaja ime rrobaqepëse dhe nuk dinte. E pyet, zonjë si doli djali? Doli shumë mirë dhe ka fituar, i tha. Vitin tjetër do ta kemi në klasën e parë në Liceun Artistik. Kjo ka qene dhe më pas nuk u ndava, pasi profesorët ishin shumë të përkushtuar. Më veshën dhe me pasionin e tyre dhe ma bën petkë timin”, tregoi violinisti./abcnews.al