Malta do të ndalojë të gjithë turistët të hyjnë në vend, nëse nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.
Kjo masë pritet të hyjë në fuqi nga e mërkura, njoftoi ministri i Shëndetësisë Chris Fern.
“Ne do të jemi vendi i parë në BE që do të marrim këtë masë, por ne duhet të mbrojmë shoqërinë tonë”, është shprehur Fern gjatë një konferencë shtypi.
Ky vendim u mor pas një rritjes së rasteve me koronavirus. Gjithashtu ministri i Shëndetësisë tha se Malta do të njohë vetëm certifikatat e lëshuara nga BE dhe Britania.
Nga ky rregull do të përjashtohen fëmijët e pa vaksinuar të moshës 5-12 vjeç, prindërit e të cilëve do të lejohen vetëm me një test negativ, ose nëse e kanë kaluar Covid-19.
Ndërkohë Malta deri më tani ka vaksinuar 79% të popullsisë së saj./abcnews.al/