Malta pranon të presë në portin e saj anijen me 141 emigrantë

schedule12:40 - 15 Gusht, 2018

schedule 12:40 - 15 Gusht, 2018

141 emigrantët në bordin e anijes Akuarius më në fund do të mund të zbresin në portin e Maltës. Nga aty ata do të shpërndahen në pesë vendet e Bashkimit Europian, Francë, Spanjë, Gjermani, Portugali dhe Luksemburg.

Gjashtë vende të Bashkimit Europian kanë arritur marrëveshjen për të pritur emigrantët që ndodhen në anijen Aquarius. Ata mund të ndalojnë në Maltë. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Maltës Zhozef Muskat, i cili shtoi se 141 emigrantët do të shpërndahen në pesë vende: Francë, Gjermani, Luksemburg, Portugali dhe Spanjë. Kryeministri theksoi se Malta do të jepte lejen që anija të ndalojë në portin e vendit dhe pse nuk ka asnjë detyrim juridik për ta bërë.

Komisioneri i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopulos, u shpreh për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, se e priste me shumë kënaqësi vendimin e autoriteteve të Maltës për të lejuar ankorimin e anijes me emigrantë. Një gjë që u bë e mundur falë mbështetjes së Francës, Spanjës, Gjermanisë, Portugalisë dhe Luksemburgut. Vende që ranë dakord të mbajnë një pjesë të emigrantëve që prej ditësh ndodhen në bordin e anijes. “Lavdëroj këto vende për solidaritetin dhe ndarjen e përgjegjësisë përfundoi Avramopulos”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!