Malta kryetare e OSBE-së për 2024/ Ministri Hasani: Do të keni mbështetjen e plotë të Shqipërisë

schedule15:07 - 27 Nëntor, 2023

schedule 15:07 - 27 Nëntor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar për arritjen e konsensusit këtë të hënë në Vjenë, për të zgjedhur Maltën, si Kryetare të OSBE-së për vitin 2024, gjatë Ministerialit që do të mbahet në Shkup këtë javë.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, ai ka uruar kryetarit Bujar Osmani për konsensusin dhe Ministrit Ian Borg për besimin e merituar për marrjen e Kryesiesë së OSBE-së në këto momente kritike. Sakaq, ministri ka garantuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe të tijën personale.

“Me kënaqësi mësova se më në fund u arrit konsensus sot në Vjenë duke hapur rrugën që Malta të miratohet si kryetare e OSBE-së për vitin 2024 në Këshillin Ministror në Shkup këtë javë. Urime CiO për krijimin e konsensusit dhe  për besimin e merituar dhe për marrjen e rolit në momente kritike për @OSBE . Do të keni mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe time personale”, ka shkruar Hasani.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!