Malota: Krenar për këtë super Laç, me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë

schedule22:50 - 29 Korrik, 2021

schedule 22:50 - 29 Korrik, 2021

Laçi siguroi një kualifikim fantastik ndaj Universitatea Craiova në raundin e dytë të Conference League.

Bardhezinjtë, të cilët fituan 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, e mbyllën në barazim pa gola takimin e kthimit.

Ekipi kurbinas kaloi në raundin e tretë, aty ku do të ketë përballë belgët e Anderlecht. Atmosferë e shkëlqyer në kampin bardhezi.

Mbrojtësi i skuadrës së Shpëtim Duros, Renato Malota, një nga më të mirët në dy ndeshjet ndaj rumunëve, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Krenar për këtë super grup dhe për këta super çuna. Krenarë që thyem milionat rumunë.

Me kokën poshtë, me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë“, shkruan 32-vjeçari nga Lezha. /abcnews.al