Malota dhe Sherri ndalin Tiranën, nuk ka fitues në kryeqytet

schedule19:53 - 8 Nëntor, 2019

schedule 19:53 - 8 Nëntor, 2019

Është mbyllur takimi mes Tiranës dhe Vllaznisë në “Selman Stermasi”, me rezultatin e bardhë, 0-0. Të dyja skuadrat patën shanset e tyre, por traversa dhe forma e mirë e dy portierëve bënë që goli të mungojë.

Në minutën e 21-të, Hygor mori një top në hyrje të zonës dhe e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer. Pasi u fut drejt qendrës, futbollisti i Vllaznisë gjuajti me të majtën, duke tronditur traversën e Tiranës.

Tirana fitoi një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm në minutën e 24-ët dhe Batha mori përsipër ekzekutimin e saj. Mesfushori bardheblu gjeti trekëndëshin e portës, por u ndal nga një fluturim i Sherrit, i cili e çoi topin në goditje nga këndi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në të dytën, nuk munguan sërish rastet. Të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e avantazhit, ndërsa Ngoo pati rastin më të mirë në minutën e 76-të. Megjithatë, goli mungoi, pavarësisht tentativave të shumta dhe lëvizjeve të trajnerëve. Në sekondat e fundit, Dunga mendoi se shënoi me portën e boshatisur, por Malota bëhet heroi i Vllaznisë, duke larguar topin nga vija fatale. Me këtë rezultat, dy skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE
E premte, 8 nëntor 2019 (18:00)

TIRANA – VLLAZNIA   0-0

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci (Dunga 76′), Çelhaka (Hasani 62′), Halili, Batha, Cobinnah, Cale (Doka 84′), Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika (Shtubina 72′), Sinho, Maranhao (Kruja 68′). Trajner: M. Jonuz

Kartonë të verdhë: Batha 64′ / Gurishta 74′, Hygor 83′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!