Mallra të vjedhura dhe drogë në shtëpi, goditet banda e shqiptarëve

schedule22:51 - 8 Shkurt, 2018

schedule 22:51 - 8 Shkurt, 2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim.

L. D, 28 vjeç, A. I, 22 vjeç dhe E. H, 58 vjeç, ranë në prangat e policisë pas një operacioni të kryer në shtëpinë e tyre, në një fermë në Fontanafredda.

Një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë dhe është arratisur.

Autoritetet kishin vendosur të ndërhynin në shtëpinë, e cila mendohet se ishte baza e bandës kriminale, pasi dyshonin se aty fshiheshin disa mallra, të cilat ishin vjedhur.

Kështu që, policia arriti të bllokonte 2.600 euro, që janë fituar nga aktivitetet të paligjshme si dhe veshje lëkure, disa valixhe dhe ora me vlerë deri në 20.000 euro.

Shqiptarët kishin fshehur në mur edhe një sasi prej dy kilogramësh heroinë dhe kokainë, vlera e të cilës në treg shkon deri në 60.000 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!