22 urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, në saj të një operacioni të koduar “Posta”. Mësohet se operacioni në fjalë është organizuar kundër mallrave kontrabandë.
Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar 15 arrestime ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë.
Burime për ABC bëjnë të ditur se të akuzuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të paregjistruar ndërsa mallrat i kishin kontrabandë.
Urdhër-arrestet e lëshuara janë pjesë e aksionit “Fast Delivery” kur në Nëntor 2021 sekuestruan mallra me vlerë 1 milion Euro.
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, me përfshirjen edhe të Tatimeve e Doganave.
Bëhet fjalë për kozmetikë, veshje etj. që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin online duke shmangur faturat tatimore.
/abcnews.al/