Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mallakastër, arrestohet 46 vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

schedule11:00 - 26 Maj, 2019

schedule 11:00 - 26 Maj, 2019

Një 46 vjeçar i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike është ndaluar nga policia në Mallkastër. Qamil Muçaj ishte dënuar një vit më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë për trafik droge.

Njoftimi i Policisë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:



Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!