Mall për Messin dhe sinjale për të ardhmen, Neymar: Shihemi së shpejti

schedule19:15 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:15 - 14 Dhjetor, 2020

Neymar pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar ndaj Lyon. Sulmuesi shpërtheu në lot dhe u largua nga fusha me barelë, por dëmtimi në kaviljen e majtë nuk është i rëndë dhe lojtari brazilian do të qëndrojë 3 javë jashtë.

Shumë dilema ka rreth së ardhmes së tij, me 28-vjeçarin që dëshiron të luajë me çdo kusht me Leo Messin sezonin e ardhshëm. Neymar ka një admirim të madhe me “pleshtin”, të cilin e kishte shok skuadrës për 4 sezone te Barcelona.

Shihemi së shpejti, shoku im“, shkruan ylli i PSG-së në “Instagram”, aty ku shfaqet në një foto me kapitenin e ekipit katalanas, gjatë ceremonisë kur Messi fitoi një nga 6 “Topat e Artë”.

Të dy së bashku sërish në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, apo te PSG? Dilema është e madhe dhe do të vazhdojë gjatë, teksa më shumë mundësi ka opsioni i parë, por kjo varet edhe nga presidenti i ri i Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!