Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mall për Barcelonën, Neymar: Ishte plot me kampionë, si të luaje në një “videogame”

schedule11:39 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 19 Tetor, 2020

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, është rikthyer të flasë dhe një herë për kohën e kaluar te Barcelona. Braziliani luajti për katër sezone me katalanasit dhe atëherë u formua treshja e famshme e sulmit MSN, ku ai kishte në krah lojtar si Lionel Messi apo Luis Suarez.

Kur unë isha tek Barcelona, mendoja se isha në një video-lojë. Kur hyja në dhomën e zhveshjes mund të gjeje aty Messin, Xavin, Iniestën, Piquen apo Dani Alvesin. Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me ta”, kujton Neymar në një prononcim të shkurtër.

Nga ajo periudhë në Katalonjë ka mbetur vetëm Lionel Messi. Madje dhe ky i fundit kërkoi largimin, pati dhe mbështetjen e Neymar, por klubi spanjoll nuk e lejoi largimin e tij. Ndërsa Luis Suarez tashmë është transferuar tek Atletico Madrid, duke vijuar të jetë pjesë e La Liga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!