Mali i Zi zgjedh presidentin, Gjukanoviç për mandatin e tretë: Parashikohet balotazh

schedule17:08 - 19 Mars, 2023

schedule 17:08 - 19 Mars, 2023

Qytetarët në mal të zi kanë filluar që në orët e para ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.  Kjo do të jetë përballja e parë ndërmjet forcave në nivel shtetëror, pas zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020.

Presidenti, milo gjukanovic po shpreson për një tjetër mandat 5vjeçar.

Gjukanoviç  ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër dhe dy herë si president, duke dominuar në këtë mënyrë politikën e Malit të Zi.

Ne prill  të vitit 2018, Gjukanovic fitoi me 53 përqind te votave qe ne raundin e pareMegjithatë, Gara për të, këtë herë, nuk është e sigurt.  Analistët pretendojnë se Gjukanovic të shkojë në balotazh më 4 prill, për t’u përballur me një nga gjashtë kandidatët e tjerë.

Kjo pasi për garantuar fitoren nevojiten më shumë se 50 për qind të votave.

Kreu i Demokracisë së Re Serbe dhe kandidati i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, raportohet të jeteë rivali i tij më i fortë. Ky i fundit është dënuar për pjesëmarrje në një përpjekje të dyshuar për grushtshtet – të mbështetur nga Serbia dhe Rusia – në vitin 2016. P or, Gjykata e Apelit në Mal  të Zi e ka rrëzuar më vonë vendimin për fajësinë e tij.

Në mesin e kandidatëve të tjerë të shquar është Jakov Millatoviç nga Evropa Tani – një parti e re që ka dalë në skenë me një shfaqje çuditërisht të fortë në zgjedhjet lokale në Podgoricë, tetorin e kaluar.

Në vitin 2020 subjektet politike të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanovicit e humbën pushtetin pas tri dekadash, ndërsa shumica e ngushtë parlamentare u formua nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike. Kreu i shtetit malazez e ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars, vetëm tri ditë para zgjedhjeve presidenciale.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!