Mali i Zi zgjedh “Europën”, Milatoviç gati të përmbysë Gjukanoviç në raundin e dytë

schedule11:17 - 20 Mars, 2023

schedule 11:17 - 20 Mars, 2023

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Podgorica ka bërë me dije se pas raundit të parë ka nisur ajo që pritej, koalicionet.

Karadaku bën me dije se Andrija Mandiç, kandidati që doli në vendin e tretë nëq raundin e parë  me 19% të votave, ka dalë publikisht dhe i ka bërë thirrje elektoratit të tij që të mbështesë Jakov Milatoviç.

Po ashtu bëhet me dije se edhe kryeministri, Dritan Abazoviç ka kërkuar që të mbështetet politikani i ri dhe tanimë gjasat janë që rezultati të përmbyset në raundin e dytë me Milatoviç që del favorit.

Në lidhje me pakicat që pritet të mos kenë shumë ndikim në raundin e dytë, mësohet se shqiptarët do të jenë të ndarë mes Milatoviç dhe Gjukanoviç.

“Kemi lajme më të fundit. Mesa duket ajo që kemi paralajmëruar po ndodh. Do të kemi pozicionime tr atyre që nuk u futën në raundin e dytë.

Andrija Mandic, pro-serb, është ai që ka dalë publikisht dhe ka bërë thirrje  të mbështetet Jakov Milatovic.

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazovic, ka bërë thirrje po ashtu që të votohet Milatovic.

Duhet sqaruar që Jakov Milatovic është një politikan i ri, ish-ministër e Ekonomisë, i cili ka bërë disa veprime ekonomike që kanë pasur impakt në Malin e Zi.

Nga 240 euro ai e ka çuar në 450 euro vetëm në pak kohë. Në zgjedhjet e djeshme në Podgoricë ai ka pasur 6 mijë vota më shumë se kandidatët e tjerë.

Podogorica është qyteteti me më shumë banorë dhe që ka zgjedhur Jakov  Milatovic si President. Edhe partitë shqiptare siç duket do të japin vota në të dyja kampet.

Ka gjasa që Milatovic të jetë fituesi?

Nëse para një orë nuk isha e sigurtë të thoja ka një favorit, tani them që Milatovic ka shumë gjasa që të jetë Presidenti i Malit të Zi.

Milatovic është pro-evropian, por kërkon marrëdhënie të ngushta me Serbinë.

Partia Evropa Tani është krijuar nga dy politikanë të ri, Jakov Milatovic dhe Milojkop Spajic. Në fakt do të ishte Spajic kandidatët për president, por nuk u lejua pasi kishte dy shtetësi,” u shpreh gazetarja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!