Mali i Zi sukses në menaxhimin e Covid 19, gazetari: Organet kopetente reaguan në kohë

schedule17:54 - 4 Maj, 2020

schedule 17:54 - 4 Maj, 2020

Gazetari nga Mali i Zi Gjoke Dukaj në një untervistë për Abc News ka komentuar situatën nga koronavirusi në këtë shtet, ku ka theksuar se më e prekura ishte komuna e Tuzit, të cilët u vendosën në izolim total.

Mali i Zi është vendi i vetëm në Rajon që deri më tani ka pasur sukses në menaxhimin e situtaës së koronavirusit ku deri më tani kanë humbur jetën vetëm 8 persona. Ende është e ndaluar lëvizja mes komunave, vetëm nesë qytetarët kanë shtëpitë e tyre në komuna të ndryshme. Bereberët, shërbimet e taksive komunikacioni urban dhe ndërurban është parashikuar që me datë 18 të nisë. Nga kjo e hënë qytetarët e Malit të Zi ndihen më të qetë”, është shprehur gazetari.

Ndër të tjera ai ka theksuar se menaxhimi i mirë i kësaj situate është në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe të reagimi në kohë i organeve kopetente, që ka sensibilizuar opinionin brenda Malit të Zi.

 Deri më tani në Malin e Zi janë infektuar 323 persona, nga të cilët 249 janë të shëruar dhe fatkeqësisht këtë betejë e kanë humbur 8 pacientë./abcnews.al