Mali i Zi, policia sekuestron 33 kg marjuanë në kufirin me Shqipërinë

schedule13:01 - 12 Nëntor, 2017

schedule 13:01 - 12 Nëntor, 2017

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marjuanë. Sipas televizionit shtetëror të Podgoricës, lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga shtetas shqiptar me anë të një mushke. Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!