Mali i Zi/ Partia e Gjukanoviç fiton bindshëm zgjedhjet lokale

schedule18:16 - 28 Maj, 2018

schedule 18:16 - 28 Maj, 2018

Partia Social-Demokrate në Malin e Zi, e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviç, ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale të zhvilluara të dielën në 10 komuna të vendit, përfshirë Podgoricën. Sipas të dhënave ende jozyrtare, PSD ka siguruar më shumë se 50 për qind të votave në shumë komuna, mes të cilave Bejlo, Polje, Pljevlje, Zbaljak, Savnik dhe Danilovgrad. Në Podgoricë, partia që udhëheq edhe mazhorancën qeverisëse, ka marrë 47 për qind të votave. Opozita ndërkohë, sidomos partitë e mbledhura në aleancën Fronti Demokratik dhe Partia Popullore Socialiste kanë bërë me dije se nuk e njohin rezultatin e procesit elektoral, që sipas tyre nuk është zhvilluar në përputhje me standardet demokratike, por me manipulime, presione, shantazhe dhe shit-blerje votash. Për këtë arsye, ato kanë ftuar qytetarët që të dalin në protestë. /abcnews.al