Mali i Zi kthen përgjigje për udhëtimin me jaht të ish-ministrit Tahiri

schedule18:33 - 17 Shtator, 2018

schedule 18:33 - 17 Shtator, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë përgjigje nga autoritetet e malazeze pas letërporsisë të dërguar për dosjen “Habilaj”. Në shkresë thuhet se ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar me Jaht nga Shqipëria drejt Italisë, i cili gjatë udhëtimit kishte ndaluar edhe në birgjet e Malit të Zi.

Autoritetet e Malit të Zi kanë kthyer përgjigje, pas letërporosisë së dërguar nga në shtetin fqinj nga prokruria e Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj”, ku nën hetim është edhe ish ministri i Brendshëm. Përmes letërporosisë autoritetet malazeze i konfirmojnë prokurorisë shqiptare një udhëtim me jaht të Tahirit nga vendi i tyre drejt Italisë, verën e 2017, i cili ka kaluar edhe në brigjet bregdetare të Malit të Zi.
Organi i akuzës është në pritje të letërporosive të dërguara më herët në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Më konkretisht, grupi i hetimit i ka kërkuar palës italiane t’u vendosë në dispozicion dëshmitë e anëtarëve të dosjes “Habilaj”, të arrestuar me urdhër të gjykatës së Katanias, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Sipas burimeve, ndër dëshmitë e kërkuara janë edhe ato të Moisi Habilajt, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal, si edhe të Nezar Seitit, i cili u arrestua në Shqipëri.

Hetimi ndaj ish-ministrit Tahiri për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsionit të zyrtarëve të lartë”nisi në tetor të vitit 2017. Në korrik 2018 Prokuroria për Krimet e Rënda shty edhe me tre muaj afatin e hetimeve ndaj tij. Ndërkohë Gjykata e Lartë është në pritje të shqyrtimit të ankimit të prokurorisë, mbi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila shfuqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!