Mali i Zi ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Duško Marković të martën.
Për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit, transporti publik përfshirë autobusët dhe hekurudhat është pezulluar. Gjithashtu, në vend është ndaluar edhe funksionimi i ambienteve sportive dhe rekreative të brendshme dhe të jashtme dhe pishinat.
Masat i ka njoftuar qeveria e vendit. Sallonet e flokëve dhe bukurisë gjithashtu do të mbyllen, sipas deklaratës. Qeveria rekomandon që dasmat të shtyhet dhe këshillon që varrimet të mbahen në një rreth të ngushtë familjar.
Dyqanet gjithashtu, sipas rregullave të reja, duhet t’ua kushtojnë dy orët e para të hapjes të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. /abcnews.al/