Mali i Zi/Kandidati për President: Do kërkoj anulimin e njohjes së Kosovës

schedule15:05 - 1 Prill, 2018

schedule 15:05 - 1 Prill, 2018

Kandidati i opozitës për President të Malit të Zi, Marko Milaçiç, do të kërkojë anulimin e njhjes së pavarësisë së Kosovës nëse ai bëhet President. Madje Milaçiç gjatë një tubimi në Berane tha se qeveria malazeze manipuloi popullin për këtë çështje. E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO. Ndërkohë, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 Prill, ku do të garojnë shtatë kandidatë. Ndër to është dhe ish-kreu i shtetit Milo Gjukanoviç, i cili shikohet ndër favoritët për fitimin e këtyre zgjedhjeve./abcnews.al