Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mali i Zi feston “rikthimin” e pavarësisë/ 20 vite nga referendumi që i ndau nga Serbia

schedule17:25 - 21 Maj, 2026

schedule 17:25 - 21 Maj, 2026

Mali i Zi shënon sot njëzet vjet nga referendumi i vitit 2006, me të cilin riktheu pavarësinë shtetërore dhe u nda nga Serbia.

Pavarësinë Podgorica e rikthye përmes një referendumi ku votuan 86.5 % e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Në atë kohë ndarjen nga Beogradi e mbështetën 55.5 për qind, ndërsa 44.5 për qind votuan për qëndrimin në një shtet të përbashkët me serbët.



Fushatën e atëhershme për pavarësi e udhëhoqi Milo Gjukanoviç.

Sot, 20 vjet më vonë, sipas sondazheve të opinionit publik, idenë e një Mali të Zi të pavarur do ta mbështesnin rreth 70 për qind e qytetarëve.

Fushata e referendumit u zhvillua në një atmosferë tensionesh mes bllokut për pavarësi dhe partive proserbe që kërkonin shtet të përbashkët me Serbinë.

Sot, misioni i Malit të Zi është anëtarësimi i vendit në BE me moton “28 vende anëtarë ne union në 2028-tën”.

Presidenti i vendit Jakov Milatovic pranoi se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë por fokusi nuk duhet humbur.

“Mbështetja për Malin e Zi në BE është shumë e fortë. Aktualisht 80% përqind e qytetarëve të Malit të Zi mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Dhe kjo është në fund të fundit ajo që e bën Malin e Zi një shtet anëtar të ardhshëm elastik të BE-së. Tani varet nga ne të qëndrojmë të përkushtuar ndaj axhendës së reformave dhe të mbajmë një komunikim shumë të fortë me të gjitha shtetet anëtare në mënyrë që ato të kuptojnë progresin, si dhe sfidat.”

Kjo datë kremtohet me koncerte dhe festime të ndryshme në të gjithë Malin e Zi, ndërsa nga Beogradi Ministria e Jashtme akuzoi Podgoricën se po sulmon pa arsye Vuçiç, duke theksuar se presidenti serb nuk ka ofenduar askënd në qëndrimet e tij publike.
Beogradi kujtoi gjithashtu se Serbia e njohu menjëherë pavarësinë e Malit të Zi pas referendumit të vitit 2006.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!