Mali i Zi pa energji elektrike, shkak temperaturat e larta/ Probleme dhe në Bosnje e Kroaci

schedule13:03 - 21 Qershor, 2024

schedule 13:03 - 21 Qershor, 2024

Pas vendit tonë, edhe disa pjesë të Malit të Zi janë gjithashtu pa energji elektrike si në Budva, Bar, Risno, Podgoricë.

Ndërkohë, në një prononcim për Portalin RTCG, ministri i Energjisë dhe Minierave ne Mal te Zi, Sasha Mujovic tha se problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është i natyrës rajonale dhe se është dështim rajonal.

“Vendet e rajonit janë pa energji elektrike, po flasim për Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha ai.

Ministri shtoi se operatorët e sistemit të transmisionit janë të fokusuar maksimalisht, edhe pse për momentin nuk dihet ende se ku është faji.

“Ne po punojmë për normalizimin e situatës dhe rivendosjen e sistemit. Konsumimi është rritur ndjeshëm për shkak të temperaturës së lartë. Në një situatë me temperatura të larta ndodh që ftohja e ajrit të jetë më e dobët, dhe temperaturat e larta bëjnë që linja të bjerë”, ka theksuar Mujovic

Gjithashtu, shumë qytete në mbarë Bosnje Hercegovinën kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat e huaja.

Sakaq, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka prekur edhe një pjesë të Republikës së Kroacisë. Operatori kroat i sistemit të transmetimit është duke bërë një analizë me operatorët e sistemit të vendeve fqinje për të përcaktuar shkakun, ka njoftuar Industria Kroate e Energjisë Elektrike (HEP)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!