Mali i Shëngjinit i shkrumbuar, shiu shuan vatrat e mëdha

schedule14:26 - 24 Gusht, 2019

schedule 14:26 - 24 Gusht, 2019

Zjarri që zgjati dy ditë në malin e Shëngjinit është shuar nga reshjet e shiut, por ende ka vatra që vogla që mund të riaktivizohen. Në zonë ndodhen ushtria dhe forcat zjarrfikëse për të monitoruar situatën. Ndërsa policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.

Pamja që shihni është e trishtë. Gjithçka e gjelbërt në malin e Shëngjinit është shkrumbuar nga flakët.

Zjarri që zgjati për dy ditë shkaktoi një dëm të madh. Një shi prej 30 minutash arriti të shuante flakët e mëdha.

Pas këtij momenti autoritetet nisën të marrin frymë lirisht pasi terreni i vështirë pengonte depërtimin e tyre brenda në mal.

Gjatë ditëve me flakë u regjistruan edhe shpërthime të ndryshme predhash.

Ende ka vatra të vogla zjarri që mund të riaktivizohen. Policia e Lezhës ndaloi dy të rinj si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme që solli djegien e dhjetra hektarëve me pisha mbi zonën e portit në Shëngjin.

Në terren ndodhen rreth 50 forca ushtrie, 3 zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor  për çdo situatë të mundshme.

Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri