Zjarri që zgjati dy ditë në malin e Shëngjinit është shuar nga reshjet e shiut, por ende ka vatra që vogla që mund të riaktivizohen. Në zonë ndodhen ushtria dhe forcat zjarrfikëse për të monitoruar situatën. Ndërsa policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.
Pamja që shihni është e trishtë. Gjithçka e gjelbërt në malin e Shëngjinit është shkrumbuar nga flakët.
Zjarri që zgjati për dy ditë shkaktoi një dëm të madh. Një shi prej 30 minutash arriti të shuante flakët e mëdha.
Pas këtij momenti autoritetet nisën të marrin frymë lirisht pasi terreni i vështirë pengonte depërtimin e tyre brenda në mal.
Gjatë ditëve me flakë u regjistruan edhe shpërthime të ndryshme predhash.
Ende ka vatra të vogla zjarri që mund të riaktivizohen. Policia e Lezhës ndaloi dy të rinj si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme që solli djegien e dhjetra hektarëve me pisha mbi zonën e portit në Shëngjin.
Në terren ndodhen rreth 50 forca ushtrie, 3 zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor për çdo situatë të mundshme.
Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri