Malen dëshira e Koeman, Wijnaldum tentohet nga gjiganti italian

schedule12:37 - 28 Tetor, 2020

schedule 12:37 - 28 Tetor, 2020

Barcelona dhe Inter po mendojnë për përforcime të reja në merkaton e janarit. Mesfushori i Liverpool, Georgino Wijnaldum , është një dëshirë e hershme e Ronald Koeman, por tashmë në garë për të ka hyrë edhe Interi.

Trajneri i Barcelonës e kërkoi që në merkaton e verës lojtarin e Liverpool, por marrëveshja nuk u finalizua. Kontrata e tij me Liverpool përfundon në fundin e këtij sezoni, prandaj nga kjo situatë kërkon të përfitojë edhe klubi italian.

Ndërkohë katalanasit ka hedhur sytë dhe nga sulmuesi i PSV-së, Donyell Malen, i cili konsiderohet si një përforcimi i duhur për sulmin. Tekniku Koeman e njeh shumë mirë lojtarin, i cili ka arritur të shënojë pesë gola në nëntë ndeshje për klubin holandez këtë sezon. /abcnews.al