Maldini pranë akordit me mbrojtësin, Milan pranon kushtin e vendosur

schedule18:29 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 18:29 - 12 Dhjetor, 2019

Tifozët e Milanit presin akordin zyrtar me Zlatan Ibrahimovic, por goditja e parë e merkatos së janarit mund të jetë një mbrojtës. Paolo Maldini ka vendosur të investojë te Jean-Clair Todibo.

Drejtuesi i kuqezinjve është takuar këto ditë me homologët e Barcelonës dhe palët janë afër akordit për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar në Milanello. Mediat italiane raportojnë se Milani ka ofruar 8 milionë euro për kartonin e francezit, ndërsa katalanasit duan 12 milionë të tilla.

Diferenca është totalisht e rikuperueshme, teksa Barcelona ka insistuar për një klauzolë riblerje në të ardhmen. Italianët kanë pranuar kushtin dhe marrëveshja përfundimtare është çështje kohe. /abcnews.al

Jean-Clair Todibo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!