Makthi i Berishës, Yuri Kim merr post/ Ish ambasadorja me detyre të re në administratën e Trump

schedule23:07 - 20 Mars, 2025

schedule 23:07 - 20 Mars, 2025

Nuk ka më iluzione për non-gratat. Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim ka marrë një detyrë të re nga administrate Trump në Departamenti Amerikan të Shtetit.

Sipas faqes zyrtare, Kim është emëruar Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Europiane Euroaziatike.

Një post ky i tipit DOGE, si agjencia e dizenjuar dhe drejtuar nga miliarderi Elon Musk në administratën Trump.

Për dy vite ajo mbajti postin e zv.ndihmës Sekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Me fitoren e Tramp në SHBA, Sali Berisha i shpallur non-grata trumpetuan fshesën në administratën e re, me të parën Juri Kim. Por shpresat u zbehën kur ish-ambasadorja jo vetëm nuk u largua, por sekretari i  ri amerikan, Marko Rubio e emëroi me një detyrë ekstra, atë të monitorimit të ndihmave ndaj Ukrainës.

Madje ditët e fundit, mediat pranë Berishës aludonin se Kim është shkarkuar dhe po hetohet, pasi ishte fshirë nga faqja zyrtare e Departamenti Amerikan të Shtetit.

Ëndrrat zgjatën vetëm 24 orë, ish-ambasadorja amerikane ka një detyrë të re, dhe ajo figuron në faqen zyrtare të DASH, ashtu siç shfaqet ende edhe shpallja non-grata e Sali Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!