Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Makinën “plot” me armë dhe municione, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

schedule11:39 - 18 Nëntor, 2020

schedule 11:39 - 18 Nëntor, 2020

Policia në Durrës ka arrestuar një 33-vjeçar, të cilit iu gjetën në automjet armë zjarri, karikatorë dhe lëndë plasëse.

Pas informacioneve të mbledhurra, polica ndoqi T. C., i cili ishte duke lëvizur nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ai u ndalua në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, ndërsa policia gjatë kontrolleve të bëra në mjetin  tip “Benz” gjeti  1 armë zjarri automatik, 6 karikatorë, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak.

Sipas policisë, 33-vjeçari kishte si synim që t’i shiste armët dhe municionet që mbante në makinë.



Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!