Në këtë sezon turistik lëvizja në qytetin e Durrësit bëhet e pamundur. Për shkak të mungesë së parkimeve mjetet qëndrojnë në trotuar dhe këmbësorët qarkullojnë në kaos.
Makinat kanë zaptuar trotuarët. Kurse këmbësorët shtyhen për të gjetur një hapësirë. Mungesa e vendparkimeve në zonën më të madhe turistike në Plazh të Durrësit, do të thotë lëvizje në kaos. Me hapësira të pamamjaftueshme për rezidentët, në kohë sezoni ku popullsia shumëfishohet, situata të tilla janë të përditshme.
Automjete jo vetëm të parkuara mbi trotuare të destinuara për këmbësorët, apo edhe në vende rreptësishtë të ndaluara.
Sorollatja për të gjetur një vend parkim u kushton minuta të tëra. Drejtuesit e automjeteve thonë se e kanë të vështirë të gjejnë një vend parkimi.
Përgjatë dy viteve të fundit projektet e rrugëve u kanë dhënë përparësi këmbësorit, duke lënë pa zgjidhje hapësirat për parkime.
Kjo vazhdimisht sjell probleme në qarkullim, e nga ana tjetër i bën drejtuesit e mjeteve shënjestër të gjobave.
Në 48 orët e fundit siç njofton edhe policia afro 200 drejtues automjetesh janë penalizuar për parkime të gabuara.
Gazetare e ABC News, Durrës Enkeleda Arapi