Parada e makinave retro ndalon në qytetin e gurte të Gjirokastrës, pas prezantimit në disa qytetet të Shqipërisë.
Nen ritmet e muzikës jazz, në pazarin e vjetër ekspozohen mbi 40 makina historike.
Autoveturat historike, zgjuan interesin e qytetarëve të Gjirokastrës, ku shumë prej tyre shijuan bukurinë e makinave retro nga afër dhe ku shfrytëzuan rastin qe të bënin edhe foto në këto automjete.
Ky aktivitet rigjallëroi pazarin në këtë kohë të vështirë pandemie. /abcnews.al/