Një i ri shqiptar humbi jetën në Itali pas një aksidenti me makinë rreth orës 5:20 të mëngjesit. Klisman Gjini, 19 vjeç, ishte duke udhëtuar sëbashku me dy miq të tij italianë në Merlengo di Pozano, kur makina tip “Mercedes Benz” doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni.
Përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit. Ndërkohë dy miqtë e tij, të dy 21 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e të rinjve nga automjeti. Ndërkohë autoritetet nisën hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.
Paraprakisht dyshohet për një pakujdesi e shoferit ose ai ka humbur kontrollin për shkak se e ka zënë gjumi në timon./abcnews.al


