Në Motta di Livenza (Treviso), dy vajza, njëra prej të cilave ishte e mitur, vdiqën dhe dy të rinj u plagosën kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, dy vajzat të moshës 17 dhe 19 vjeç nuk kanë mundur të mbijetojnë. Të katër, të gjithë të rinj, ndodheshin në makinën që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Pordenone.
Për shkaqe që ende nuk dihen, makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.
Viktimat janë Eralda Spahillari, 19-vjeçarja shqiptare por me nënshtetësi greke, banuese në Ponte di Piave dhe Barbara Brotto, 17-vjeçare nga Oderzo, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.
I plagosur rëndë ka mbetur shoferi 19-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Trevisos dhe një 18-vjeçar është transportuar në spitalin e Mestres.
/abcnews.al