Makina përplaset me murin anësor të ndërtesës, lëndohet një person

schedule13:03 - 15 Prill, 2021

schedule 13:03 - 15 Prill, 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Librazhd, ku si pasojë është lënduar një person.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një makinë është përplasur me murin anësor të një ndërtese, ku si pasojë është lënduar lehtë një person që ndodhej në automjet.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti. /abcnews.al