Makina përplaset me kamionin në Lezhë, dy të plagosur

schedule09:09 - 10 Tetor, 2024

schedule 09:09 - 10 Tetor, 2024

Një aksident është shënuar mëngjesin e të enjtes në Lezhë, ku një makinë është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet. Ata janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al