Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Fier-Levan. Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë.
Për pasojë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i saj mbeti i lënduar.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve, nuk paraqet rrezik për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të mjetit nga lagështira në rrugë./abcnews.al