Një këmbësor ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës pasi mbeti i plagosur në një aksident rrugor.
Policia lokale njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Transballkanike”, pranë stacionit të trenit.
Mësohet se automjeti tip “BMW” ka përplasur të moshuarin duke i shkaktuar plagë të rënda. Për pasojë 83-vjeçari Guri Maliqi nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i mjetit, 27 vjeç është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al