Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është aksidentuar në “Vaqarr” rreth orës 07:20.
Policia e Tiranës thotë se viktima me iniciale O.M. po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga Brikel Zhuri.
34-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.
Drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident është shoqëruar në komisarat për t’u pyetur në lidhje me shkaqet e aksidentit./abcnews.al