Makina përplas kalimtarin në Vlorë

schedule20:35 - 22 Shtator, 2021

schedule 20:35 - 22 Shtator, 2021

Një person është lënduar mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Gjormit në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15.

Sipas policisë makina me drejtues S. G. 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./ Abcnews.al