Një e moshuar u aksidentua nga një automjet mesditën e së dielës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. 75-vjeçarja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u përplas pranë trotuarit, ndërsa në duar kishte disa ushqime.
Mjekët e qytetit bregdetar pohojnë se, kalimtarja ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në trup dhe kokë. Makina që ka shkaktuar aksidentin është tip “Benz” me targa të Tiranës dhe drejtuesi i saj u ndalua nga Policia e Vlorës. /ABC News Albania 24/7