Një person është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 20:15 në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Makina e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet I. S. ka aksidentuar këmbësoren ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Abcnews.al



