Një aksident i frikshëm por pasoja ndodhi në Fier. Një makinë përfundoi në lum bashkë me një çift të moshuar.
Burrë e grua përfunduan në lumin Gjanicë por për fat shpëtuan. Në drejtim të makinës ishte burri i cili ka dashur të parkojë Benzin në një kantier ku po punohet për rehabilitimin e lumit Gjanicë.
Por mesa duket frenimi nuk ka funksionuar dhe bashkëshortet panë tmerr. Në vendngjarje shkoi policia dhe dy ambulanca që nxorën jashtë çiftin të cilët nuk janë në rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7