Makina merr flakë në ecje në dalje të tunelit të Elbasanit, shpëton mrekullisht shoferi

schedule09:27 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:27 - 19 Korrik, 2021

Një makinë tip Benz ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Policia njofton se automjeti është djegur plotësisht por drejtuesi O.K., 45 vjeç ka arritur të shpëtojë për mrekulli.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 08:30 ,  në dalje të  tunelit Tiranë – Elbasan mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan,  në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotesisht. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al